Një muze virtual, që jep mundësinë që të gjurmohet trashëgimia fotografike nga fundi i shekullit të XIX deri në rrëzim të diktaturës... “Fototeka.al” është ndërtuar nga historiani i artit Rubens Shima me koleksione të ndryshme fotografish mbledhur nga fotografë, familjarë, institucione, në vend e jashtë.

Në këto foto që janë marrë nga ‘Fototeka.al’ shihni momente pikante nga periudha e përfundimit të Luftës së Madhe (Lufta e Parë Botërore) dhe deri në fund të Republikës shqiptare në vitin 1928 kur Shqipëria shpalli Mbretërinë.

Kjo dekadë ishte një prej më të rëndësishmeve të shtetit shqiptar, sepse e konsolidoi atë dhe erdhi njohja nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar.