Memoriali i Mit’hat Frashërit, një prej intelektualëve të mëdhenj të historisë së Shqipërisë, është shkatërruar, i vendosur pranë Liqenit Artificial në Tiranë. Pamjet janë të trishta, ndërkohë që shikohet se busti është thyer e rënë në tokë, ndërsa është shkatërruar edhe pllaka e mermerit, e cila duket qartë se është sulmuar.

Memoriali i Mithat Frashërit u vendos krah vëllezërve Frashëri tek Kodrat e Liqenit, në një ceremoni të veçantë më 12 tetor të vitit 2008. Ndërklohë që busti i Mit’hat Frashërit është vepër e skulptorit Agim Rada.

Mit'hat Frashëri publicist, shkrimtar, përkthyes, albanolog, diplomat, veprimtar i çështjes kombëtare, politikan, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, do të prehet në Atdhe pranë Vëllezërve Frashëri në Parkun e Madh.

Ceremonia shtetërore e kthimit në atdhe të eshtrave u organizua nga qeveria gjatë javës përkujtimore të 110-vjetorit të Kongresit të Manastirit, e cila përkoi me një nga kremtimet madhore të Vitit Mbarëkombëtar të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Kthimi i eshtrave të Mit’hat Frashërit u shoqërua me shumë debate për shkak të akuzave se ai ka qenë bashkëpunëtor i pushtuesve italianë.

Mit'hat Frashëri lindi në Janinë në vitin 1880. Aktualisht eshtrat e tij prehen në Neë York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës aty ku ai ndërroi jetë në vitin 1949.