Fotografi Hatika lë Shqipërinë: Do
kërkoj azil, kërcënohem nga politika
Fotografi Hamza Hatika nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook se për shkak të kërcënimeve të bëra nga politikanët gjatë punës së tij ka vendosur të largohet nga Shqipëria dhe të kërkoi azil politik.
TIRANE - Fotografi Hamza Hatika nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook se për shkak të kërcënimeve të bëra nga politikanët gjatë punës së tij ka vendosur të largohet nga Shqipëria dhe të kërkoi azil politik. Ne nje status ne rrjetin social Facebook ai le nje shkrim "lamtumire" per miqte e tij ku sqaron edhe arsyet e largimit nga Shqiperia, megjithate nuk ben te ditur se ne cilin shtet do te kerkoje azilin politik.
Ja shkrimi i fotografik në profilin e tij në Facebook:“Të dashur miq, të afërm, kolegë si dhe bashkpunëtorë prej 11-vitesh në masmedia, kësaj radhe nuk do të jem më në parlament dhe askund tjetër…?!
Arsyeja është fare e thjeshtë për tu shpjeguar, por shumë e vështirë për tu kuptuar për mua që po e përjetoj këtë ndjesi me familien time shumë larg.
Për ata që më njohin nga afër e dinë shumë mirë arsyen e këtij largimi, për ju që pak më njihni do ta mësoni nga reagimet e miqve të mi ku punojnë, apo edhe në rrjetet sociale.
Të gjitha i kam duruar dhe kaluar me nënqeshje ose me kurajon time, por vjet pasi humba djalin pas dhunës në parlament dhe kërcënimeve pa fund, bllokimit të portalit kurajo.org, si edhe sulmeve ne rrjetin social fb, në tel apo edhe këshillat e disa kolegëve për heshtje, ofrime pune apo projektesh vendosa të largohem pa kthim, deri në një vendim të gjykatës ndaj kërkesës time për azil politik. Aty më nuk jetohet dhe nuk lejohet për të punuar ndershëm, por vetem për ti shërbyer politikës dhe qeverisë.
Kjo për mua nuk konceptohet kurrë.
Ne përsëri presim një djalë që lind dashtë fati dhe zoti po në ditën që edhe humba tjetrin, por unë nuk besoj më tek asnjë premtim për paqe e liri jete apo edhe profesioni, aty flitet vetëm për atentate, për vrasje, tritole e shpërthime, ku gjykatat luajnë më gjakun e viktimave, ky është fatalitet.
Dhe vjen një moment që njeriu thotë i bindur se kam një jetë dhe fëmijët e mi të cilët meritojnë të jetojnë të lirë, qoftë edhe larg atdheut u dashka sakrifikuar në inekstermis e meritojnë vujatjen larg Tij.
Jam shumë i lumtur që si OJF, nuk kam fituar asnjë project, me konto bankare zero dhe gjithçka që kam bërë ka pasur primare vetëm profesionin, ndryshe nuk kishte pse të përfundoja dyerve të evropës sikurse turmat pa fund që ndesha në rrugëtimin tim të trishtë.
Larg jush kam vetëm një merak, më shkruani kur jam gabuar apo ju kam mashtruar, shitur apo servilosur politikës mbi emrin e shenjtë dhe profesionin e gazetarit, për këtë ju përgjërohem ta bëni sinqerisht, pasi më ndihmoni ndërgjegjen që po më gjykon kaq shumë larg jush.
Ju përqafoj shumë dhe çmallem me fotot, ju uroj gjithë të mirat.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
63.6%
-
Të gabuar
24.6%
-
Nuk kam mendim
11.8%
Vota total: 4211
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Policia arreston një të dyshuar dhe konfiskon mjete shpërthyese në veri
17 Janar, 22:37
-
SHBA/ Senati drejt miratimit të ligjit për arrestimin e emigrantëve
17 Janar, 22:28
-
Mero Baze: Ngërçi i SPAK me 21 Janarin
17 Janar, 22:23
-
'Kuptimi i zyrave publike', Elektroshok në Report Tv nga Profesor Ardian Ndreca
17 Janar, 22:05
-
Vrasja e Liridona Ademajt/ Avokati i familjes së 30-vjeçares flet për Report Tv: Ju them me përgjegjësi të plotë, ajo u vra nga bashkëshorti
17 Janar, 21:52
-
Skënder Minxhozi: Rroftë Trump, poshtë Kushner!
17 Janar, 21:50
-
DASH shpall 13 individë dhe një entitet në Bosnjë si të padëshiruar, për minimin e Marrëveshjes së Dejtonit
17 Janar, 21:30
-
1997, fëmijëria e shqiptarëve, lamë lodrat dhe luanim me armë! Esencë-Report Tv
17 Janar, 21:10
-
Trajtimi mjekësor për fëmijën nga Gaza, kreu i OBSH: Shqipëria, shembull frymëzimi
17 Janar, 20:56
-
'Si sot në 2019 hyra në këtë zyrë, i kënaqur që dola i pa tjetërsuar', Braçe poston fotot: Nesër Rama do të vijë në Divjakë
17 Janar, 20:38
-
Autoriteti i Dosjeve propozim për Vilën 31 me ekspozita për jetën personale të Enver Hoxhës dhe Koçi Xoxes! Workshope për artin në diktaturë dhe ture me histori personale
17 Janar, 20:37
-
Nga Meloni tek Farage, kush mori ftesë nga Donald Trump për ceremoninë e betimit
17 Janar, 20:17