Terry ka folur për eksperiencat me yje të mëdha të ekranit duke treguar historitë e fotografive me to, tanimë që është 74 vjeç.
(GOLDEN GIRL, Gozo, 1964: Honor Blackman kishte qenë zgjedhur për të luajtur rolin e Pussy Galore në filmin “Goldfinger” dhe unë do të realizoja disa fotografi për publicitet. Në atë kohë ajo nuk ishte tipi i vajzës me bikini. Ajo ishte sigurisht e bukur, kishte këmbë të shkëlqyera, por nuk ishte dhe aq seksi. Kjo foto është realizuar në Gozo, një ishull i vogël i Maltës)
Ai gjithashtu ka përzgjedhur disa prej fotove të realizuara ndër vite që i kanë lënë më shumë mbresa duke i komentuar ato.
Sipas mediave të huaja ai është cilësuar si njeriu që i ka takuar të gjithë.
(Kjo është Modelja e Vitit , Los Angeles, 1990: Cindy Craëford ishte e madhe. Ajo dhe një tjetër vajzë ishin të angazhuara në Hollivud, dhe ndërsa punonim ata më folën për një listë djemsh me të cilët kishin punuar).
Në një karrierë 50 vjeçare ai ka pasur kontakte me njerëz si këngëtari i madh amerikan Frank Sinatra, Newman, Bardot ,Taylor, Amy Winehouse, Sindy Crawford, Winston Churchill e deri te ikona e humanizmit, aktorja amerikane Audrey Hepburn.
(Cold Blue eyes, Miami Beach, 1968: Kur Sinatra erdhi aty pashë se sa i fuqishëm ishte ai. Kudo që ai ishte, bota sillej rreth tij. Ai lexoi letrën time të përkthyer nga Ava Gardner, buzëqeshi dhe për tre javë më injoroi tërësisht mua).
“Unë jam i tronditur nga sasia e punës së madhe që është bërë. Këtë e kam kuptuar kur dhjetë vjet më parë ktheva kokën pas për të parë se çfarë kam bërë. Çdo yll të ekranit, kjo është e pabesueshme vërtetë”, ka thënë O’Neill.
(Fotografi britanik Terry O'Neill)
Në mesin e yjeve të njohur të ekranit sipas dhe një foto e modeles Kate Moss në moshën 17 vjeçare.
(Para se Kate të bëhej e famshme, LONDON, 1991: Kate Moss ishte një vajzë e ëmbël. E takova atë kur ajo ishte 17 vjeçe. Ajo kishte një audicion në një revistë, unë isha në punën time, dhe ajo ishte paraqitur për disa foto, kështu që i thashë: "A e keni problem në qoftë se unë mund të realizoj disa foto?" Ajo ishte një e panjohur atëherë).
Terry shprehet për të se ai e dinte fare mirë që e ardhmja e Kate do të ishte e ndritur.
(b.t/shqiptarja.com)