TIRANE, 28 Korrik /ATSH/- Shqipëria ka përfunduar fazën e parë të proçesit të ri të fotografimit ajror te territorit. Zonat e fotografuara deri më tani janë ato urbane, ndërsa faza e dytë e proçesit parashikon fotografimin e zonave rurale.
Ministrja e Inovacionit, Milena Harito, tha te marten se, ndryshe nga fotografimi i vitit 2007, fotografimi i këtij viti është 3-dimensional dhe po zhvillohet me teknologji bashkëkohore. Përveç kësaj, është e mundur të kryhen kërkime shkencore dhe të analizohen situata të rëndësishme, duke krahasuar foton ekzistuese të vitit 2007 dhe ato të zhvilluara rishtazi në vitin 2015.
Projekti i fotografimit ajror të vendit po realizohet nga një kompani gjermane dhe pritet të përfundojë deri në fund të këtij viti. Fotografim i ri ajror do të shërbejë si hartë-bazë e unifikuar për të gjithë territorin shqiptar dhe do të jetë i dobishëm për njohjen e gjendjes aktuale të veçorive gjeografike shqiptare, procesit të legalizimeve dhe formulimin e planeve kombëtare lidhur me territorin.e,xh./ /a.ke/