
Nevzat Spaho
Report Tv ka siguruar foton e Nevzat Spahos, i cili u arrestua ditën e sotme nga policia nën dyshimet se është i përfshirë në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan më 30 nëntor.
Mbi 29-vjeçarin të rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
29-vjeçari nga Përrenjasi rezulton me precedentë penalë, për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje. Në vitin 2022, u dënua nga gjykata e Elbasanit pasi dhunoi dhe kanosi me armë një person për dhënien e një shumë parash prej 3 mijë eurosh. Në vitin 2016, u konfliktua me thika me disa të rinj, ku u plagosën dy persona.
Lajmi kryesor:
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës në Elbasan, sherr ortakësh apo pazare droge? I treti i arrestuar, bashkëpunëtor në krim! Rezulton me precedentë (EMRI+FOTO+VIDEO)











