ELBASAN - Numri i arrestuarve për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla ka shkuar në tre. Pas prangosjes së 32-vjeçarit Xhino Ago, ish-ortakut të Mëhallës dhe Kujtim Pishës, rojes së karburantit ku ndodhi ngjarja, policia ka arrestuar edhe 29-vjeçarin Nevzat Spaho si person i dyshuar.
Zyrtarisht blutë thonë se nga hetimi dyshohet se i riu është i përfshirë në ngjarjen e rëndë si bashkëpunëtor, por pa dhënë detaje të mënyrës se si ka bashkëvepruar më grupin. Mbi të rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
Në këtë fazë të hetimit, policia vijon të jetë hermetike mbi ngjarjen, pasi ka akoma detaje të pazgjidhura mbi motivin e saktë të ekzekutimit të 43-vjeçarit. Përveç konfliktit për biznes, pistë e rëndësishme, e cila po verifikohet, është edhe prishja e mundshme e pazareve të drogës.
"Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai është përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen "Emin Matraxhiu", ku u vra me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H.", njoftoi policia e Elbasanit.
29-vjeçari nga Përrenjasi rezulton me precedentë penalë, për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje. Në vitin 2022, u dënua nga gjykata e Elbasanit pasi dhunoi dhe kanosi me armë një person për dhënien e një shumë parash prej 3 mijë eurosh. Në vitin 2016, u konfliktua me thika me disa të rinj, ku u plagosën dy persona.

Nevzat Spaho
Policia njoftoi një ditë më parë arrestimin e Xhino Agos për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje, si dhe të Kujtim Pishës, roje në karburantin “Xhaxhi Oil”, për moskallëzim krimi. Në kërkim vijojnë dy autorët, Marselo Arani, 32 vjeç, dhe Armando Kola, 35 vjeç. Automjeti i përdorur në krim rezulton të jetë në pronësi të Agos, dhe ia kishte dhënë për përdorim Aranit. Ky i fundit ndodhej nën “arrest shtëpie” për një çështje tjetër penale.
Mëhalla dhe Ago kanë qenë më parë ortakë. Në mars të vitit 2023, Mëhalla i ka shitur Agos kompaninë “Albania Car Agency”, e cila ofron shërbime të qirasë së automjeteve dhe taksive. Më 24 prill 2025, sipas të dhënave të QKB-së, Mondi Mëhalla ka themeluar zyrtarisht kompaninë “El Taxi shpk”, me të njëjtin objekt aktiviteti. E njëjta markë biznesi është reklamuar më herët edhe nga Xhino Ago në rrjetet sociale, pavarësisht se ligjërisht nuk figuronte më ortak me Mëhallën.
Mondi Mëhalla u ekzekutua me dy plumba në kokë dhe një në trup mbrëmjen e 30 nëntorit sapo kishte dalë nga një zyrë në karburantin në pronësi të tij “Xhaxhi Oil”, dhe hyri në makinë. Ai u qëllua në kokë me 2 plumba pistolete, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Njëri nga autorët doli nga makina “Audi”, u afrua dhe qëlloi. Dy autorët u larguan më pas drejt Librazhdit, ku edhe dogjën automjetin në Mirakë, brenda të cilit u gjet e djegur pistoletën Beretta, të përdorur në krim.

Nevzat Spaho
Report Tv ka siguruar foton e Nevzat Spahos, i cili u arrestua ditën e sotme nga policia nën dyshimet se është i përfshirë në ekzekutimin e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan më 30 nëntor.
Mbi 29-vjeçarin të rëndojnë akuzat e vrasjes me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.
29-vjeçari nga Përrenjasi rezulton me precedentë penalë, për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje. Në vitin 2022, u dënua nga gjykata e Elbasanit pasi dhunoi dhe kanosi me armë një person për dhënien e një shumë parash prej 3 mijë eurosh. Në vitin 2016, u konfliktua me thika me disa të rinj, ku u plagosën dy persona.

29-vjeçari Nevzat Spaho nga Përrenjasi, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, rezulton me precedentë të theksuar kriminalë, tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje.
Nevzat Spaho rezulton i dënuar më parë nga gjykata e Elbasanit për akuzën e “Shtrëngimit me anë të kanosjes për marrje pasurie” dhe “Mbajtje pa lejë të armë”. Në vitin 2022, Nevzat Spaho dhunoi fizikisht dhe kanosi me armë zjarri një person për dhënien e një shume parash prej 3 mijë eurosh.
Po ashtu emri i tij del në një tjetër ngjarje të ndodhur në vitin 2016, në një konflikt të ndodhur mes 5 të rinjsh në stacionin e autobusit në Përrenjas. Spaho dhe një tjetë goditën me thikë dy të tjerë, të cilët përfunduan në spital. Ata tentuan të largohen me një mjet tip Benz, por u ndaluan nga policia.
Policia e Elbasanit ka vënë në pranga Nevzat Spahon, si i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla. Ai akuzohet për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje. Spaho rezulton me precedentë të mëparshëm penalë, për tentativë vrasjeje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor i koduar "Strike", me objektiv identifikimin, kapjen dhe individualizimin e përgjegjësisë penale, të të gjithë shtetasve të përfshirë në vrasjen e shtetasit M. M. alias E. H..
Si rezultat i hetimeve dhe veprimeve të shpejta operacionale, është identifikuar dhe kapur një bashkëpunëtor i dyshuar në këtë krim.
I arrestuari, me precedent të theksuar kriminal në disa fusha, ndër to, për tentativë për vrasje.
Sekuestrohen 1 automjet, 1 celular dhe sende të tjera që do t’i shërbejnë hetimit.
Në vijim të veprimeve operacionale të kryera në bazë dhe për llogari të hetimeve intensive që po kryhen për të dokumentuar ligjërisht autorësinë dhe rrethanat e vrasjes së kryer më datë 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen "Emin Matraxhiu", specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit, për ndalimin e shtetasit:
-N. S., 29 vjeç, banues në Prrenjas, për veprat penale “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas kishte precedent penal për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje.
Ndërkaq, nga hetimet e deritanishme dyshohet se ai është përfshirë në ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e datës 30.11.2025, në ambientin e jashtëm të një karburanti në lagjen "Emin Matraxhiu", ku u vra me armë zjarri, shtetasi M. M. alias E. H..
Hetimet vijojnë.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Komente











Ky ne 2022 ka ber gjithe keto pislleqe dhe ne 2025 eshte jashte dhe kushedi sa shpejt ka dale nga burgu nese eshte futur dhe pastaj thone si ta ndalojme krimin , ja pra nese dike e kap me arme dhe tentative vrasje jepi 25 vjet burg kush vret denohe perjete pa te drejte lirimi dhe keshtu mbyllen hallet o shtet i korruptuar
PërgjigjuO nevi do ta shujn faren e keqe
Përgjigju