‘Fotoja ime me autorin që vrau policin në Fier ka 3 vite’, Luan Baçi reagon ndaj deklaratave të Felajt: Shfrytëzove mungesën time në seancë, gënjeve
Luan Baçi dhe Ermonela Felaj
Deputeti i Rithemelimit Luan Baçi, ka reaguar ndaj deklaratave të bëra dje nga nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj në lidhje me ngjarjen e rëndë në Fier, ku u vra efektivi i policisë, Novruz Cenalia.
Sërish përmes një postimi në rrjetet sociale, Baçi thotë se fotoja e publikuar në media, ku ai shfaqet me vrasësin e policit në Fier, është e realizuar para disa vitesh.
“Në seancën e dt. 16 Majt, znj. Felaj, duke shfrytëzuar mungesën time në disa minuta, na paska deklaruar se deputetët e opozitës nuk qenkan distancuar nga krimi që ndodhi në Fier, për vrasjen e policit dhe nuk kërkuan që autori të dorëzohet! Shfrytëzuan një foto timen të dalë me autorin e krimit 3 vjet më parë, kur ai ishte vetëm 19 vjeç dhe krejt i pafajshëm dhe filluan sulmin si skutha dhe në mënyrë të paturpshme”, tha ai.
Ndër të tjera, Baçi i bëri thirrje Felajt që të kërkojë ndjesë për deklaratat e bëra.
“Zj. Gënjeshtare, arroganca dhe mendjemadhësia juaj, garancia që ju jep partia juaj, duke ju punësuar me farë e me fis në prokurori, gjykata dhe në çdo zyrë të shtetit, në mënyrë abuzive, ju ka errësuar arsyen dhe bëni deklarata të pa vërteta, duke gënjyer paturpësisht! Kërko ndjesë, po të ka mbetur një fije dinjiteti prej zonje”, tha ai.
Një ditë më parë nënkryetarja e Kuvendit i bëri thirrje “SPAK të hetojë Strukturën e Armatosur të PD-së për votën”, pas publikimit të fotos së autorit Azgan Mërnica me deputetin Luan Baçi.
B.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?
-
Po
26.4%
-
Jo
65.7%
-
Nuk e di
7.9%
Vota total: 3669
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Protesta e opozitës, Baçi: Duam qeveri teknike te drejtojë procesin zgjedhor! Qori: PD s'flet asnjëherë për kullat e koncesionet e rrugëve
12 Korrik, 18:28
-
Akuzat se ka përfituar tendera publikë, vajza e Linda Ramës padit Berishën dhe 6 deputetët e tij për shpifje
10 Korrik, 20:01
-
E ardhmja e PD-së/ Nesturi: A do tërhiqet Berisha ndonjëherë? Luan Baçi: Ne morëm vulën, askush nuk u ndie
3 Korrik, 22:55
-
KE hetim, Shqipëria analizë! Ende mister përse u stakuan dritat në 4 shtete
24 Qershor, 16:14
-
Vula tek Berisha, SHBA nuk i qaset non-gratave/ Luan Baçi: Po vërtetohet lobimi! Gazetari: Askush nuk habitet nga qëndrimi i ambasadës
14 Qershor, 17:30
-
Kaosi në Kuvend, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Flamur Nokën! ‘Falen’ Bardhi, Salianji, Paloka e Baçi
10 Qershor, 11:06
-
'Ironikisht Ahmetaj u paraqit si mafioz', Felaj në 'Report Tv' komenton emisionin e Rai 3: Skenë e shpifur! Gjetën mënyrën e gabuar
7 Qershor, 17:46
-
Bardhi e akuzoi për punësim të familjarëve në Prokurori, reagon Felaj: O Gaz B..., ti je çingije që u bëre ministër me 3 muaj punë
5 Qershor, 18:41
-
'Sekretarët e komunizmit në Kuvend' Maxhoranca e PD debat për dosjet dhe Sali Berishën! ISKK: Mbyllim eidentimin e viktimave të regjimit komunist
30 Maj, 12:44
-
KFOR: I pasaktë raporti ku thuhet se negociuam tërheqjen e sulmuesve serbë në Banjskë
26 Maj, 18:26
-
U paraqit në SPAK, Luan Baçi: Jam këtu për një gjyq me kryetaren e bashkisë Roskovec, gjykata më ka shpallur të pafajshëm
20 Maj, 11:02
-
Vrasësi i policit krah deputetit të Berishës, Felaj: SPAK të hetojë Strukturën e Armatosur të PD për votën! Rekrutuan kontigjentë kriminal
16 Maj, 17:57