Vrasësi i policit krah deputetit të Berishës, Felaj: SPAK të hetojë Strukturën e Armatosur të PD për votën! Rekrutuan kontigjentë kriminal

Nisur nga rasti i Azgan Mërnicës, vrasësit të efektivit të Shqiponjave Novruz Cenalia në Fier, që rezultoi se ka qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës (SMV) në zgjedhjet parlamentare të 2021, nënkryetarja e Kuvendi Ermonela Felaj, i ka bërë thirrje policisë kriminale dhe SPAK që t’i rikthehen hetimeve për krijimin e këtyre strukturave.

Teksa përmendi vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan dhe atë të policit në Fier, Felaj nënvizoi se sipas saj kjo tregon se në zgjedhjet e 2021 janë mobilizuar e rekrutuar "kontigjentë kriminal nga opozita". Por kjo çështje, sipas deputetes, ka ngelur pa u hetuar “sepse me të është marrë prokuroria jo kompetente”.

“Mua më kanë zhgënjyer kolegë deputetë të opozitës të reagimet e tyre për rastin e ngjarjes së rëndë në Fier. Ka të dhëna nga media, që janë konfirmuar edhe përmes qëndrimeve që kanë mbajtur kolegë deputetë që këta njerëz janë përdorur nga politike në zgjedhjet e 2021. U krijuan të ashtuquajtura struktura të votës për të cilat disa kolegë të opozitës thanë se kemi marrë njerëz profesionistë për të mbrojtur votën. Ngjarja në Elbasan, ngjarja në Fier… Është dhe dikush tjetër që është duke vuajtur dënimin me burg për mbrojtjen e votës në qarkun e Fierit.

Kjo tregon se në zgjedhjet e 2021 janë mobilizuar e rekrutuar elementë kontigjentë kriminal. Kjo çështje ka ngelur pa u hetuar sepse me të është marrë prokuroria jo kompetente. Ftoj policinë kriminale, thirrja ime është publike, s’ka nevojë të bëj kallëzim, që t’i rikthehen historisë së krijimit të këtyre strukturave, t’u rikthehen atyre deputetëve që kanë preferuar që të kenë pas vetes kontigjentë kriminalë për të mbledhur votën, sepse janë grupe kriminale dhe këtu do doja të kishte vëmendje dhe SPAK, sepse kjo nuk është lëndë për prokurorinë e Elbasanit, por për BKH dhe SPAK, dhe policinë kriminale. Ti rikthehen analizimit të profileve në rrjete sociale të këtyre personave sepse janë grupe mirëfilli kriminale, struktura kriminale. Falenderoj median dhe e nxis të gërmojë më shumë të dhëna”, tha Felaj.

E zhgënjyer Felaj u shpreh dhe nga reagimet e deputetëve të opozitës sa i përket vrasjes së policit.

“Unë besoj se edhe politika duhet të gjejë një përgjegjësi të vetën, sepse mënyra sesi ne sillemi e artikulohemi sesi kërkojmë të bëjmë për vete qytetarë, duke harruar se policët janë punonjës shteti, në funksion të institucioneve të shtetit e jo në funksion të politikanëve. Të heqim dorë nga mentalitetet e të shkuarës”.

"E thashë, deputetë tanët këtu kanë mbajtur deklarata zhgënjyese as nuk kanë ngushëlluar për humbjen e një jete të re të një punonjësi me uniformë, as nuk janë distancuar nga personi në fjalë as nuk i kërkuan që të dorëzohej, e për më tepër i kanë bërë këto deklarata teksa mbahej protesta para bashkisë Tiranë", shtoi deputetja.

Në këtë kuadër, Felaj e cilësoi si shumë të rëndësishme marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale – INTERPOL.

“Siç e tha dhe Naço e Balla, marrëveshja është shumë e rëndësishme. Është hera e parë që mbahet një konferencë e kësaj natyre e INTERPOL në Tiranë. Besoj që të gjithëve  duhet tu thotë që policia nuk është thjeshtë organi më i besuar nga qytetarët por është e besuar dhe nga policitë partnere.

Interpol është organizatë policore e lidhur ngushtë me policinë kriminale. Mbajtja e kësaj konference në Tiranë, pjesëmarrja e shumë delegacioneve, do jetë mundësi e mirë pune dhe mundësi për policinë kriminale që të rrisë standardet e punës dhe profesionalizmit. Referuar të dhënave nga fjala e prokurorit të përgjithshëm dua të ndaj dy të dhëna: koeficenti kriminal në Shqipëri në krahasim me 2022 ka ardhur duke u ulur dhe ky është një lajm i mirë. 800 është koeficenti i kryerjes së veprave penale, por e dhëna që na tërhoqi vëmendjen dhe që shumëkënd e ka shqetësuar, është ajo se cila është vepra më e përhapur penale. Krimi më i përhapur rezulton për krime që drejtohen kundër autoritetit shtetëror. Bëhet fjalë për vepra që drejtohen ndaj punonjësve me uniformë”, shtoi deputetja.

Mërnica ka qenë i angazhuar në Strukturën e Armatosur të PD për Mbrojtjen e Votës në 2021. Kjo faktohet lehtësisht përmes një fotoje të postuar nga deputeti i Berishës, Luan Baçi në prill të vitit 2021.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:30
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, deputeti i opozitës Xhafa: Më vjen keq që përdor viktimën, faji i bandave që drejtonin fushatën e PS! Felaj: Fajtorin e gjen gjykata

Vrasja e Pjerin Xhuvanit para zgjedhjeve të 2021, u rikthye në vëmendje përmes një deklarate nga nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj e cila kërkoi që SPAK dhe policia kriminale të hetojë strukturën e armatosur të PD për mbrojtjen e votës krijuar në 2021. Në përgjigje të Felajt ka replikuar edhe nga deputeti i opozitës Qani Xhafa.

Qani Xhafa: Meqë përmende Elbasanin, unë si deputet i Elbasanit e kam vuajtur në kurriz bandat që drejtonin fushatën në kohën tuaj. Më vjen keq që ti përdor viktimën në këtë rast në parlament, por faji ishte i juaji i bandave që drejtonin fushatën tuaj. Unë vetë jam përball me bandat në Elbasan që një pjesë sot janë brenda dhe e kemi vuajtur në mënyrë misterioze. Ekspertiza që po ribëhet do japë detajet e duhura se e kishte fajin.

Ermonela Felaj: Fajtorin le ta gjejë gjykata ne kemi punë me qytetarët dhe është mirë të merremi me qytetarët e ndershëm e jo me kriminel

Ora 18:17
Vrasësi i policit në strukturën e armatosur të PD, Felaj përplaset me Tabakun: T’u vijë turp kolegëve tuaj që i quajnë të ndershëm, janë kriminelë të pashpirt

 

Deklaratat e nënkryetares së Kuvendit Ermonela Felaj se policia kriminale dhe SPAK duhet të marrë në dorë hetimet për strukturën e armatosur të PD për mbrojtjen e votës krijuar në 2021, ka sjellë një përplasje me deputeten e opozitës Jorida Tabaku. Teksa kjo e fundit kërkoi të replikonte, Felaj nuk ia dha fjalën ndërsa ka dënuar qëndrimin e deputetëve të opozitës sa i përket vrasjes së policit në Fier nga 23 vjeçari Azgan Mërnica, që rezultoi se ka qenë pjesë e Strukturës së Armatosur të PD.

Tabaku: Ne po diskutojmë një marrëveshje me Interpolin për një konferencë edhe në komision ka pasur dakordësi dhe nuk është përdorur për politikë. Më vjen keq që një zonjë si ju që drejtoni seancën të flisni nga ajo foltore atje... Mos ma ndërprit fjalën. E kam për procedurë (i mbyllet mikrofoni)

Felaj: A ju pyeta përse e kërkoni fjalën, s’keni të drejtë të komentoni fjalën time. Nëse doni të flisnit për këtë pikë të rendit të ditës ju pyeta dhe thatë jo, kështu që uluni. Asnjë kolegu nuk i jepet e drejta të komentojë fjalën e një kolegu tjetër. Nëse e gjeni veten të mbështetur nga kriminelë ju bëj thirrje të distancoheni. Kjo është thirrja ime... jua dhashë fjalën për procedurë, nuk e doje, s’ke të drejtë të komentosh fjalën time. Fare. Kur t’ju vijë radha për të diskutuar do e merrni fjalën dhe të thoni atë që mendoni. T’ju vijë turp juve për kolegët tuaj, ata për të cilët thoni se janë të ndershëm dhe familjarë, janë vetëm kriminelë të pashpirt. Është koha të ulni kokën për këtë që keni bërë dhe jo të reagoni.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 16/05/2024 18:52

    MALOK I POSHTER,,,,kriminel,,,TI DUHESH VRARE ME BUKE NE GOJE,,,,,,FAJIN E KA FSHATI QE JU PRANON JUVE....

    Përgjigju
  • SOCIALISTI: 16/05/2024 18:12

    po sikur ti rikthemei bandave me tye cialt ju keni blere vota me dhune, si thua felaj

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI