ATHINE-“Asnjë shqiptar apo grek nuk më kërkoi të të bëja këtë fotografi që u tha se ishte provokuese. E kam bërë thjesht për qejf”.

Kështu u shpreh për televizionin grek “Star”, një një nga 7 rekrutët me origjinë shqiptare, të cilët dolën në një foto duke bërë me duar shqiponjën brenda në repartin grek.

 Ushtari shqiptar është 23 vjeç, i lindur në Shqipëri dhe ka emigruar në Greqi që në moshë të vogël, bashkë me familjen. Tani jeton në Kypseli.
 
I riu ka folur për televizionin grek me zë të ndryshuar.
 
23-vjeçari ka thënë se ai dhe të tjerët që janë në foto, nuk kanë qenë ndonjëherë pjesë e ndonjë grupi nacionalistësh shqiptarë.

Mediat greke njoftuan ditë më parë se Shtabi i Përgjithshëm i ushtrisë greke i kërkoi Ministrit grek të Mbrojtjes firmosjen e dënimit me 60 ditë burg për shtatë rekrutët me origjinë shqiptare.

Fotografia u bë hit në internet ndërsa shumë thanë që ishte e porositur për të futur në debat Shqipërinë dhe Greqinë, në një kohë kur marrdhëniet mes dy vendeve nuk janë në kohën e tyre më të mirë.

(d.b/Shqiptarja.com)