E vërteta është që shpesh herë pamja e parë të gënjen dhe kjo ka ndodhur edhe me supermodelen e njohur Bella Hadid. Bella ka postuar në Snapchatin e saj një foto nga kura e saj e përditshme, pasi vuan nga sëmundja Lyme, nga e cila u diagnostikua 4 vite më parë.
Dhe kjo nuk është e vetmja gjë që shqetëson familjen e saj, pasi me të njëjtën sëmundje është diagnostikuar vëllai i saj Anwar dhe nëna, Yolanda. Siç ka treguar edhe më herët modelja, kjo sëmundje e ka privuar nga shumë gjëra, një nga të cilat është edhe hipizmi që ajo aq shumë adhuron.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)