Edhe Kosova është mbuluar kuq e zi me rastin e festës së Pavarësisë së Shqipërisë. Ashtu si Tirana, edhe Prishtina është stolisur me simbole kombëtare, ndërsa sheshet janë zënë nga panairi “Blej shqip”, me moto blerjen e prodhimeve vendase, një aktivitet ky i organizuar nga komuna e Prishtinës dhe ministria e Ekonomisë.

Rrugët e Prishtinës janë pushtuar gjatë gjithë ditës me këngë e valle të cilat do të kulmojnë me një koncert festiv në mbrëmje.
Përveç ditës së Flamurit, atmosfera festive në Kosovë është ndezur edhe për shkak të ditëlindjes së komandantitit Adem Jashari si dhe dalja në skenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në muzeun Shtetëror të Kosovë në Prishtinë është hapur sot ekspozita ku janë prezantuar mbi 100 artefakte nga qëndresa heroike e familjes Jashari.

Redaksia Online
(Shqitparja.com)
/Shqiptarja.com