VLORE - Mbërrijnë në portin e Vlorës tre anije të Grupit të Gatshëm të Anijeve Minaheqëse të NATO-s, të cilat do të qëndrojnë për një vizitë në këtë port për tre ditë me radhë. 
Kjo vizitë portuale realizohet në kuadër të planit të mbështetjes për integrimin me NATO-n dhe ka për qëllim familjarizimin me procedurat standarde operacionale detare.
Komandantët e anijeve do të bëjnë një vizitë në Komandën e Flotiljes Detare në Pashaliman, ku do të priten nga komandanti i saj, ndërsa gjatë qëndrimit në Vlorë ekuipazhi i anijeve do të bëjë edhe disa vizita në objekte kulturore dhe muzeale të qytetit.

vlore

Redaksia Online
(b.y/shqiptarja.com)