FOTOLAJM/ Adoleshentët rusë
ndërtojnë pishinë brenda dhomës

FOTOLAJM/ Adoleshentët rusë<br />ndërtojnë pishinë brenda dhomës
RUSI - Duke mos pasur mundësi për të përballuar pushime në plazhe apo në pishina për këtë sezon veror, disa adoleshentë në Rusi kanë gjetur një zgjidhje origjinale, duke transformuar dhomën e tyre të gjumit në një pishinë.

pishine brenda dhomes

Duke izoluar dyshemenë me një plasmas të fortë dhe më pas duke e mbushur me ujë në mënyrë që të krijonin kushtet e nevojshme për t’u freskuar në këtë “pishinë”.

pishine brenda dhomes

Por përveç rrezikut se plasmani mund të çahet duke mbushur të gjithë dhomën me ujë, në tjetër problem për të rinjtë duhet të jetë edhe zbrazja e kësaj “pishine”. Djemtë nuk kanë bërë të ditur emrat e tyre apo vendndodhjen e saktë të apartamentit ku është krijuar edhe “pishina”, pasi ndoshta nuk kanë marrë lejen e pronarit të banesës, për këtë “ndërtim”.
 
pishine brenda dhomes

Duke u përpjekur për të ndaluar që ky rast të kthehet në një trend apo nga frika se mos fëmijët e tyre e bëjnë këtë veprim,  në pothuajse të gjitha websitet ruse që kanë publikuar këto foto, e kanë shoqëruar edhe me frazën “Ju lutemi, asnjë tjetër të mos e provojë këtë në shtëpi”
 
pishine brenda dhomes

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)