FOTOLAJM/ Basha blindon dyert e PD, Report Tv siguron foto nga brenda selisë! Basha e mohon: Nuk është porta e zyrës sime

FOTOLAJM/ Basha blindon dyert e PD, Report Tv siguron foto nga brenda selisë! Basha e mohon: Nuk është porta e zyrës sime

Dyert e blinduara në katin e dytë të selisë së PD

TIRANË- Në një kohë kur mbështetësit e Sali Berishës flasin për skenarë dhune në protestën e 8 janarit, Lulzim Basha i ka marrë mirë masat për të mbrojtur selinë e partisë. Pas shumë akuzave që janë hedhur për blindim të "kështjellës së demokratëve", për herë të parë ka dalë fotoja brenda selisë ku shihet qartë që janë instaluar dyer hekuri.

Report Tv bën me dije se këto dyer hekuri janë vendosur në katin e dytë, në korridorin që të çon në zyrën e Lulzim Bashës dhe Gazment Bardhit. Numri 2 i demokratëve i justifikoi mbylljen e dyerve se po restaurohet selia, por kjo foto tregon se nuk kemi të bëjmë një restaurim, por me blindim të zyrës së tij dhe të kryedemorkatit. Edhe nga tualeti, janë parë dyer të blinduara dhe saldatriçe.

Megjithatë, pavarësisht fotove që dolën, Lulzim Basha e ka mohuar madje ka komentuar edhe me ironi.

"Keni harruar që të tregoni që kemi edhe tanke në bunker, edhe helikopterë të tarracë, kemi edhe snajperë, edhe marinsa mbrapa në aneks. (...) Asgjë s’ka ndryshuar, në zyrën time mund të vini që nesër për një kafe ta shikoni që është e njëjta që ka qenë. Jo, nuk është porta e zyrës time, se nga zyra ime sapo dola dhe mund tl vish nesër ta verifikosh", tha Basha. 

Ndërkohë komisioni i rithemelimit pretendon se përforcues janë vendosur edhe në katin e parë të godinës, aty ku Partia Demokratike ka mbyllur dritaret me adeziv. Viti 2022 e gjeti PD me dyer të blinduara, me brava të ndërruara dhe me kamera sigurie të shtuara. Ky vendim erdhi pas thirrjes së Sali Berishës për protestë në datën 8 janar në orën 12:00 nën moton “Jo bunker i pengut, por shtëpi e demokratëve”.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:53
Basha blindoi dyert në selinë e PD, Ish-drejtues i policisë: Hapen me çelës pneumatik, pa përdorur fare forcë

Ish-drejtues i policisë Erzen Breçani ka komentuar dyert e blinduara në selinë e PD-së, duke thënë se ato janë bërë me qëllim me qëllim që t'i rezistojnë shtytjeve, madje ka zbuluar edhe se si hapen. 

“Nëse drejtuesit e PD që janë shumë, kanë vendosur ato dyer nuk di mbi çfarë informacionesh….Por nëse njerëzit kanë vendosur për të hyrë brenda, ne i themi me një çelës pneumatik ose hapës hidraulik që e marrin me qera,  e vendosin në dy kanatat dhe e hapin pa përdorur forcë fare, në dy anët ku është salduar dera, e vendosin dhe e hapin shumë shpejt dhe i shkon kot. Kjo që ne e shohim është vendosur një barrierë kundra njerëzve”, tha Breçani në 'Opinion'. 

Ora 21:08
Dera e blinduar në seli, Basha e mohon: Nuk është porta e zyrës sime!

1641378039_640x480bashaprofile.jpg

Lulzim Basha e ka mohuar se ka blinduar zyrën e tij.

"Keni harruar që të tregoni që kemi edhe tanke në bunker, edhe helikopterë të tarracë, kemi edhe snajperë, edhe marinsa mbrapa në aneks. Këto janë të gjitha marrëzira dhe është e trishtueshme që viti i ri në Shqipëri, shqiptarët i gjen me një ngjarje të tillë të servirur ndërkohë që ata përballen me probleme reale, rritja e çmimeve, varfëria, ekonomia, papunësia,  emigracioni. Këto janë problemet e atyre që na ndjekin në këto momente dhe jo përpjekja e një njeriu për të marrë peng Partinë Demokratike, për ta kthyer atë në një bunker për të instrumentalizuar demokratët e  dëshpëruar nga masakra zgjedhore e 25 prillit dhe për t’i përdorur si mish për top për interesat e tij. Ndërsa të tjerat janë thjesht manipulime. Asgjë s’ka ndryshuar, në zyrën time mund të vini që nesër për një kafe ta shikoni që është e njëjta që ka qenë. Jo, nuk është porta e zyrës time, se nga zyra ime sapo dola dhe mund tl vish nesër ta verifikosh. Pastaj se çfarë ndodh në podrumet e Partisë Demokratike, çfarë ndodh në tarraacën e Partisë Demokratike, ato që janë thënë janë përtej imagjinatës së shfrenuar të çdokujt. Arsyeja është fare e thjeshtë, krijohet ideja, pra imazhi që Sali Berisha ka faktikisht për Partinë Demokratike, ta kthejë  atë në një bunker për interesat e veta. Partia Demokratike, në fakt, ka një tjetër interes, të jetë e hapur për të gjithë demokratët, çor kurrë mos të kthehet në një bunker për interesat e një njeriu të shpallur non-grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të shoqëruar nga të tjerë non-grata që duan ta përdorin shtëpinë e lirisë për interesat e tyre personale, aq më keq për hallet e tyre personale, në raport me non-gratat apo në raport me drejtësinë", tha Basha në 'Open'. 

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Begu: 07/01/2022 09:34

    Fare e keqe Basha e fare e flliqet Berisha.Asnjeri e as tjeteri nuk jane e mira e shiptareve,te dy jane hajdut e kriminel,Berisha serbonmalazez Bash klonim i dreqit te mallku ar deri ne hallande.Asnjeri nuk jane shqiptar e as nuk kan punuar per Shiqperine dhe shqiptaret.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite

Vriten 5 gazetarë palestinezë në Gaza, po transmetonin live kur u goditën nga ushtria izraelite