FOTO-LAJM/ Me flamurin e SHBA-së pas, Basha dhe Alibeaj takim mes demokratëve në Tiranë

FOTO-LAJM/ Me flamurin e SHBA-së pas, Basha dhe Alibeaj takim mes demokratëve në Tiranë

Basha gjatë takimit me demokratët

TIRANË- Teksa Sali Berisha po zhvillonte mbledhjen e Këshillit Kombëtar, nga ana tjetër demokratët e kampit tjetër po zhvillonin një takim në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit.

Në një foto të bërë publike nga takimi i organizuar në Tiranë shihet se Lulzim Basha ka 'lënë menjëanë' kreun e grupit parlamentar në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibejan, aktualisht kryetar i komanduar i PD-së zyrtare.

Siç shihet nga fotoja e takimit, ku kanë marrë pjesë edhe disa deputetë të PD-së, Lulzim Basha shfaqet në qendër të grupit, ndërsa pas tyre përpos flamurit kombëtar, është edhe flamuri i SHBA-së.

Demokratët e drejtuar nga Alibeja kanë paralajmëruar se do të dalin me kandidatët e tyre për zgjedhjet e 14 majit dhe se nuk i njohin ato të Sali Berishës, pasi sipas tyre ka vetëm një PD zyrtare.

Fotoja nga takimi i Bashës me deputetët të PD dhe demokratë

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tahiri: 20/12/2022 21:02

    Të gjithë këta në foto nëse hyjnë Vetë në zgjedhje si kandidatë as familjarët e tyre si votojnë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si mashtroi Argita me deklarimin e pasurisë! Sot faktet e reja në Report Tv

Ekskluzive/ Zbulohen dokumentet që lidhin vilën e Gjirit të Lalzit të Berishës me lejen e ndërtimit që ka firmosur! Ja si mashtroi Argita me deklarimin e pasurisë! Sot faktet e reja në Report Tv