Berisha mbledh Këshillin Kombëtar, porosi anëtarëve: Organizohuni në seksione, është çelësi për fitore në zgjedhje! Betejën tjetër e kemi me Ramën

Rithemelimi i drejtuar nga ish kryeministri, Sali Berisha, ka zhvilluar sot një mbledhje të Këshillit Kombëtar ku u diskutua për mënyrën e organizimit në kuadër të zgjedhjeve lokale të 14 majit që pritet të mbahen në vitin e ardhshëm. Përçarja brenda PD duket se do të përcillet sërish në zgjedhjet lokale, ku Rithemelimi do dalë me kandidatët e zgjedhur nga ‘Primaret’ e mbajtura në bashkitë e vendit.

Berisha nënvizoi rëndësinë e organizimit të fuqishëm në seksione për të luftuar fiktivitetin. Ai u shpreh i bindur se grupimi i drejtuar prej tij do të fitonte zgjedhjet lokale. Ndërsa shtoi se beteja e rradhës ishte me kryeministrin Edi Rama i cili sipas tij po përpiqej të përçante Partinë Demokratike.

“Vit i ri që fillon, kërkon nga PD dhe nga ju, të ketë për kryefjalë organizimin dhe vetëm organizimin. Vetëm ushtritë e organizuara fitojnë betejën. Ky organizim është përcaktues sot për betejën elektrorale. Ne hyjmë në betejë dhe suksesi do përcaktohet nga organizimi ynë në nivel seksioni, nga lufta që duhet t’i bëjmë fiktivitetit. Ndeshjen e fuqishme do e fitojmë ne por nga ana tjetër kemi një betejë me Ramën, për pazaret e turpshme që bën për të zhdukur PD-në, nëpërmjet një grushti njerëzish të marrë peng që nuk kanë as ligj as moral. Duhet të bëjmë gjithçka për një fushatë elektroale të fuqishme dhe mbështetje totale të kandidatëve tanë”-tha Berisha.

Në anën tjetër, Berisha nuk la pa përmendur edhe procesin e përzgjedhjes së Altin Dumanit në krye të Prokurorisë së Posaçme (SPAK). Ai tha se përveç përfshirjes së ambasadores Yuri Kim në këtë proces, kishte pasur përfshirje edhe nga drejtues të tjerë të Partisë Socialiste. Ai tha se procesi i përzgjedhjes së Dumanit, ishte beteja më e ashpër mes klaneve mafioze të pushtetit.

“Po të shihni ju çfarë ndodhi me zgjedhjen e kreut të SKAP-it. Në pamje të parë beteja e parë beteja ishte mes Ramës dhe guvernatores që do hyjë në histori politike të një vendi, një nga betejat më të turpshme. Një proces i cili duhet të kalonte në përputhje me ligjet dhe kushtetutën jashtë të gjitha ndërhyrjeve u shndërrua në një plasdarmë të paimagjinueshme. Në shumicë, menduan se guvernatorja Kim fitoi betejën. Në fakt nuk është se nuk u përzie guvernatorja por beteja ishte mes klaneve më mafioze socialiste. Ato numra dhe vota kishin mbrapa tyre Edi Ramën në njërën anë, Ulsi Manjën dhe Erion Veliajn në krahun tjetër. Ajo që shqiptarët panë, ishte vetëm perdja se prapa perdes ishte beteja më e ashpër e zhvilluar mes klaneve mafioze të një pushtetit”- u shpreh ish kryeministri.

Në zgjedhjet lokale të 14 majit, Partia Demokrateike do të marrë pjesë në dy grupime të ndryshme, ai i Rithemelimit të drejtuar nga Sali Berisha dhe grupimi tjetër që njeh Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar. Rithemelimi zyrtarizoi të gjithë kandidatët për kryetarë bashkie të cilët dolën nga procesi i Primareve që u mbyll në 11 dhjetor me përfundimin e procesit zgjedhor në bashkitë të cilat kishin dalë në balotazh. Nga ana tjetër PD e Alibeajt ka deklaruar se do të hyjë në zgjedhje me kandidatë të tjerë, disa prej tyre, sipas burimeve të Report TV, pritet të garojnë për bashkitë e Kuçovës, Dibrës dhe Lezhës.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:19
Berisha: Në vitin që vjen të organizohemi fuqishëm! Zgjedhjet do i fitojmë por kemi edhe një tjetër betejë me Ramën

 

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha ka deklaruar se ardhja në vitin e ri kërkohej një angazhim më i madh politik dhe se kryefjala duhej të ishte organizimi i seksioneve.

“Vit i ri që fillon, kërkon nga PD dhe nga ju, të ketë për kryefjalë organizimin dhe vetëm organizimin. Vetëm ushtritë e organizuara fitojnë betejën. Ne jemi në një betejë ku kemi të gjithë potencialin për ta fituar. Duhet të organizohemi në çdo qelizë. Ky organizim është përcaktues sot për betejën elektrorale. Ne hyjmë në betejë elektorale, të harrojë njeri që ne bojkotojmë zgjedhjet. Ne hyjmë në betejë dhe suksesi do përcaktohet nga organizimi ynë në nivel seksioni, nga lufta që duhet t’i bëjmë fiktivitetit”-tha Berisha.

Ai u shpreh i bindur për fitoren në zgjedhjet lokale të 14 majit, ndërsa shtoi se kishin edhe betejën me kryeministrin Edi Rama, i cili sipas tij po tentonte të përçante PD-në.

“Ndeshjen e fuqishme do e fitojmë ne por nga ana tjetër kemi një betejë me Ramën, për pazaret e turpshme që bën për të zhdukur PD-në, nëpërmjet një grushti njerëzish të marrë peng që nuk kanë as ligj as moral. Duhet të bëjmë gjithçka për një fushatë elektroale të fuqishme dhe mbështetje totale të kandidatëve tanë”-shtoi ish kryeministri.

Ora 17:50
Zgjedhja e Dumanit në krye të SPAK, Berisha: Kim u përfshi, por beteja e vërtetë ishte mes klaneve mafioze socialiste

 

Ish kryeministri, Sali Berisha tha se zgjedhja e kreut të SPAK, Altin Dumani ishte një përplasje e ashpër mes klaneve mafioze. Sipas tij, në proces pati edhe ndërhyrje nga ambasadorja amerikane, Yuri Kim, por Berisha shtoi se beteja e vërtetë ishte mes grpimeve brenda partisë socialiste.

“Po të shihni ju çfarë ndodhi me zgjedhjen e kreut të SKAP-it. Në pamje të parë beteja e parë beteja ishte mes Ramës dhe guvernatores që do hyjë në histori politike të një vendi, një nga betejat më të turpshme. Një proces i cili duhet të kalonte në përputhje me ligjet dhe kushtetutën jashtë të gjitha ndërhyrjeve u shndërrua në një plasdarmë të paimagjinueshme. Në shumicë, menduan se guvernatorja Kim fitoi betejën. Në fakt nuk është se nuk u përzie guvernatorja por beteja ishte mes klaneve më mafioze socialiste. Ato numra dhe vota kishin mbrapa tyre Edi Ramën në njërën anë, Ulsi Manjën dhe Erion Veliajn në krahun tjetër. Ajo që shqiptarët panë, ishte vetëm perdja se prapa perdes ishte beteja më e ashpër e zhvilluar mes klaneve mafioze të një pushtetit”- tha Berisha.

Ora 17:43
Akoma me shenjë në sy, pas dy javësh Berisha heq syzet e errëta

1671554520_Screenshot4.jpg

Pas pothuajse dy javësh, pasi u sulmua me grusht nga Gert Shehu në protestën e 6 dhjetorit në Tiranë, Sali Berisha ka hequr syzet e errëta me të cilat mbulonte shenjën e goditjes.

Shenja e goditjes ende nuk është hequr nga fytyra e ish-kryeministrit.

Sulmi ndaj Berishës ndodhi pak para se të niste protesta e 6 dhjetorit, ditën që në Tiranë mbahej samiti BE-Balkani Perëndimor.

Berisha e ka cilësuar këtë sulm të orkestuar nga socialistët, me në krye Edi Ramën, Bledi Çuçin dhe Ardi Veliun.

B.K./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • talo: 20/12/2022 19:30

    KTHEHU SALI SE BEME SHAKA,,,,PO NA MBYSIN BANDAT,,,,VETEM TI I ZHDUK ATO....////

    Përgjigju
  • BESNIKU PARTIS GAXHI ÇAFAJ: 20/12/2022 19:24

    O kërma Sali me gjith mënd mendon ti që Shqiptarët të japin votën ty. Ti je njeriu më i urryer i kombit Shqiptar. Se ti je : kriminel, hajdut, mashtrus, anadollak e i shum gjërave të zeza mor monstër. Po ti the që ke hedhur në gjyq Blinken ku e ke gjyqin o qyqar. Po ti ske skrupull e shikoje veten si je katandis si mos më keq o njeri i mbaruar.

    Përgjigju
  • O tej: 20/12/2022 18:20

    Ala mereni me ket pleren Sali sa ka gjakos ky i ka duart e lyera me gjak.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)