BERAT - Ngrohja me energji elektrike ka djegur katin e fundit të një vile 3-katëshe në qytetin e Beratit.

Ngjarja ka ndodhur gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme.

Brenda në banesë mësohet se ka qenë vetëm 76-vjeçarja, Luke Berberi, nëna e pronarit të ndërtesës.

zjarri ne vile berat
(Në foto: Vila që u përfshi nga flakët gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme në Berat)

Burime nga Policia e Beratit kanë bërë të ditur se, vila që u përfshi nga flakët ndodhet në lagjen muzeale përballë poliklinikës së qytetit. Dëmet materiale nga zjarri janë të konsiderueshme, ndërsa nuk ka të dëmtuar në njerëz.
 
zjarri ne vile berat
(Në foto: Vila që u përfshi nga flakët gjatë natës duke u gdhirë dita e sotme në Berat)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)