Kryeministri Berisha vazhdoi sot sërish thirrjet e drejtëpërdrejta nxënësve të shkollave 9 vjeçare që të lobojnë tek prindërit e tyre që të votojnë në zgjedhjet e 2013 për PD. Zoti Berisha ishte sot i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të një shkolle 9 vjeçare në fshatin Baldushk të Tiranës dhe në oborrin e shkollës, ku ishin mbledhur të gjithë nxënësit e saj, u ka kërkuar atyre të shikojnë karriket bosh të opozitës në komisione apo sallën e Parlamentit, të kuptojnë që përmes mos votimit të ligjeve me 3/5 opozita po bllokon ëndrrën e tyre europiane.

E ndërsa Berisha mbante fjalimin me shumë zell si një babaxhan para fëmijëve, duket qartë se ata nuk kishin durim, si tërheq fjalimi politik prandaj nisin të lëvizin duart, kruajnë hundën, hapin gojën, shikojnë sa andej këndej. Ka nga ata që kanë një vëzhgim vëngër, mbledhin vetullat .

(Ne foto femijes ne rrethe i hapet goja per here te dyte)
Të veshur me kostum popullor dhe të detyruar të qëndrojnë për më shumë se 10 minuta pa lëvizur, fëmijët nuk fshehin dot mërzitjen, të cilën vetëm kryeministri, që ishte me kurriz nuk mund ta shikonte, ndërsa për të gjithë të tjerët që ishin të pranishëm, por dhe nga pamjet filmike duket qartë.

Në platean e fëmijëve që qëndrojnë prapa kryeministrit, të tërheq vëmendjen një çunak ( gjatë kohës që flet kryeministri) nuk rri dot pa lëvizur, (jo këmbët, se s’mund të dalë nga rreshti) por lëviz me duar, kruan hundën, hap gojën, jo vetëm një herë, vendos trupin më drejtë, rregullon xhubletën, ngrihet në majë të gishtave për të parë turmën që është para tij, shikon vërdallë, buzëqesh, hap gojën, kruan faqet.

(Foto: Femija po rregullon xhubleten)
Dje kryeministri ishte në inagurimin e shkollës 9-vjecare "Ahmet Zogu" në Kamëz, ku u tha fëmijëve jo vetëm të bindin prindërit e tyre për të votuar PD në zgjedhje, por dhe ata vetë të ndjekin punimet e Kuvendit për të parë se sipas tij opozita është duke penguar integrimin e vendit dhe të ardhmen e tyre.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com