Ish-kryeministri Sali Berisha, ka vendosur më në fund që edhe ai të nisë pushimet, teksa ka vendosur ta kalojë fundjavën në Gjirin e Lalzit me familjen e tij. Ai ka postuar disa foto në rrjetet sociale, bashkë me bashkëshorten e tij, Liri Berishën, dhe nipin e tij të vogël.
“Relaks ne Lalz me Artin, me te voglin!” shkruan Berisha në Facebook.
Megjithatë, këtë herë nuk bëhet fjalë për rekordet e tij të notit, po për vilën e Argita Berishës, vajzës së tij. Kjo pasi muaj më parë, kur në Parlament diskutohej projektligji për legalizimet, deputeti i PS Taulant Balla, tregoi me fakte se Berisha e kundërshtonte ligjin, pasi po kërkonte të mbyllte punimet e shtesës së vilës të cilën ai ka zgjedhur për këtë fundjavë.
Balla: Argita po shton një kat në Lalz Dashoja po i çon kondicionerët e rinj

(Në foto: Deputeti i PS Taulant Balla duke treguar vilën e Argita Berishës në Kuvend)
Berisha nuk i pranoi kurrë akuzat, duke mohuar sevila në fjalë të ishte e vajzës së tij, por siç duket edhe nga fotot, vila ka përfunduar shtesën dhe është një ndër më
luksozet.

(Në foto: Sali Berisha me bashkëshorten Lirinë dhe nipin e tij)

(Në foto: Sali Berisha me nipin e tij)

(Në foto: Vila e Argita Berishës në Gjirin e Lalzit)
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com