TIRANE - Kryeministri Rama në daljet e tij jashtë shtetit dhe me pritjet në rradhë me valixhe si një qytetar i thjeshtë duhet se ka "frymëzuar" edhe ish-liderin e opozitës Sali Berisha që të bëjë të njëjtën gjë.
Mbrëmien e të dielës teksa ish-kryeministri Berisha udhëtonte nga aeroporti i Fiumicinos në Romë është fotografuar duke pritur radhën njësoj si gjithë udhëtarët e tjerë.

Berisha kthehej nga Sofja ku ai kishte qënë për të marrë pjesë në homazhet e ish-presidentit bullgar Zheliu Zhelev. Ish-kryeministri ndonëse ka udhëtuar në të njëjtin avion me Edmond Haxhinaston dhe Ben Blushin, sipas mediave nuk është parë që të komunikonte me asnjërin prej tyre.

Në fotot e shkrepura në aeroport shihet qartë Berisha teksa luan me telefonin e tij dhe ka pas vetes vetëm një shoqërues.

Redaksai online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com