Braçe e ka sjellë në fokus deklaratën e tij përmes një fotoje të publikuar në rrjetin social Facebook, ku duket rruga e shkatërruar.
“Këto janë rrugët e Sali Berishë”, shkruan Braçe me germa kapitale në hyrje të shkrimit të tij në Facebook.
Deputeti socialist shprehet se i ka ndjekur punimet për ndërtimin e kësaj rruge tashëm të shembur, thuajse çdo dy javë. “I kisha parë se si po e ndërtonin”, vijon Braçe, duke nxjerr dy konstatime:
“E para qe rruga po ndërtohej mbi një rrëshqitje të vjetër; E dyta që rruga po ndërtohej me kanale anësore dheu”.
Në përfundim Braçe thekson: Fiks 5 muaj e 22 ditë nga ajo ditë, rruga është shembur, është shqyer dhe është e pakalueshme. 2 milionë euro shpenzim ja si ka përfunduar”.
*Foto traseja e rruges e shembur
*Statusi ne Facebook i Erjon Braçes
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)