TIRANE- Në takimet e sotme që Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmi Bushati ka zhvilluar me Ambasadori e BE në Shqipëri, Ettore Sequi, ambasadorin e SHBA në Tiranë, Aleksander Arvizu dhe Koordinatoren e Kombeve të Bashkuara në vendin tonë, Zineb Touimi Benjelloun, ajo që bie në sy janë dy portretet në mur.
bushati sequi
 
Në zyrën e ministrit të Jashtëm, duket qartë portreti i Presidentit Bujar Nishani, dhe portreti i themeluesit të shtetit modern shqiptar, Ismail Qemalit.

arvizu bushati
benjelloun bushati
 
Në një kohë kur vendimi i parë i qeverisë së Edi Ramës parashikon zëvendësimin e portretit të Presidentit, Bujar Nishani me atë të Ismail Qemalit, ministri Bushati duket se ka preferuar të përkrahë idenë e Kryetarit të Kuvendit Ilir Meta, i cili ka propozuar të mbajë të dy portretet.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)