TIRANE - Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton i ka dërguar një letër kreut të Partisë Socialiste përmes së cilës i shpreh përshtypjet e saj në lidhje me vizitën që pati në Shqipëri më 1 nëntor 2012. Letra mban datën e 4 janarit 2013 dhe është publikuar sot në rrjetin social Twitter nga kryesocialisti Rama.

“Kënaqësi fort e posaçme kur një ditë, për më tepër me shi, nis me një letër si kjo mbi tryezën e punës;-)”, shkruan Rama në Twitter.

“Ishte kënaqësi që u takova me ju në Tiranë. Më pëlqeu diskutimi ynë mbi Shqipërinë dhe lidhjet historike të vendeve tanë.

Faleminderit për emblemën me filigranë të argjendtë të shqiponjës me dy krerë. Ky simbol i rëndësishëm për Shqipërinë do të jetë një kujtim i bukur nga vizita ime në Tiranë”, shkruhet në letrën e Hillary Clinton drejtuar kreut të PS.

LETRA E HILLARY CLINTON POSTUAR NE PROFILIN E RAMES NE TWITTER
letra e hillary clinton

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)