BULQIZË- Një situatë e pazakontë me motin është regjistruar këtë të martë në Bulqizë ku për pasojë janë përmbytur rrugët dhe pedonalja e qytetit.
Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë bërë që të përmbyten rrugët nacionale si dhe rruga që lidh Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve si dhe të banorëve.
Siç duket nga pamjet e siguruara nga Report Tv reshjet e shiut kanë qenë të dendura.
Komento