Kur flitet për integrimin e Shqipërisë, Kryetari i Partisë Demokratike fle gjumë. Ja një moment nga prezenca e tij në Samitin e përvitshëm të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “Friends of Europe” në Bruksel me temë "Të nxisim ndërlidhjen gjatë rrugës drejt BE-së".
Dhe ndodhi pikërisht kur në fokus të diskutimit ishte rigjallërimi i procesit të integrimit europian.
Duket se lodhja bën të vetën. Me dërgimin e ligjit për Vettingun në Kushtetuese dhe përpjekjet që drafti të dërgohej në Venecia për një opinion përfundimtar, kulmi ishte reagimi i djathtë kur ky Komision vlerësoi se Vettingu ishte në rregull. Sipas PD, në Venecia është dërguar një draft i përkthyer gabim dhe kjo duhej të merrej parasysh.
Ndaj ndërsa KE kërkon zbatimin e Ligjit për Vetting, ligj që i hap rrugën zbatimit të paketës së Reformës në Drejtësi e kësisoj çeljes së negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Basha mbyll sytë dhe nuk dëgjon çfarë thuhet përreth nga ndërkombëtarët. Sipas ‘ushtarëve’ të tij, Bumçi me shokë, Shqipëria nuk e meriton BE-në, sepse është kanabizuar.
Basha fle në momentin kur reformat e ndërmarra nga Shqipëria në fushën e sundimit të së drejtës në ekonomi, që mundësuan rekomandimin e Komisionit Europian për çeljen e bisedimeve për anëtarësim me BE, u vlerësuan edhe nga bashkëbiseduesit e tjerë rreth tij si një model që mund të ndiqet nga vendet e tjera të rajonit.

(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com