Në qendrën e votimit 2822/00 në fshatin Zhamë të Lushnjës komisionerët e qendrës së votimit kanë rënë dakord që për arsye të vendit të ngushtë në ambulancën e fshatit të përdorin si dhomë të fshehtë një dollap.
Kutinë e fshehtë të dërguar nga KQZ e kanë ngjitur anash dollapit në pjesën e dukshme.
Kryetari i komisionit të qendrës së votimit Hasan ibraliu tha se këtë vendim e kanë marrë me konsensus.
Të njëjtën gjë pohon dhe sekretari i komisionit përfaqësues i PD Tonin Ibraliu.

