TIRANE - Ashtu siç kishte kërcënuar më herët, deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi “tronditi themelet e mazhorancës”. Një ditë pas deklaratave se kryeparlamentari Ilir Meta ka paguar një person për vrasjen e tij, u vu re mungesa e deputetit Doshi në mbledhjen e komisionit parlamentar të Ligjeve.
Po ashtu në mbledhjen e kësaj të marte nuk ishte i pranishëm as deputeti i Partisë Demokratike Mëhill Fufi. Emri i tij u përmend në akuzat publike të deputetit Doshi. Sipas tij, kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka paguar të njëjtin person edhe për vrasjen e deputetit demokrat. Megjithatë, mungesa e Fufit në komision nuk është suprizuese, për vetë faktin se gjatë kohëve të fundit, deputeti demokrat nuk ishte paraqitur në mbledhjen e Komisionit parlamentar të Ligjeve.
Pas deklaratave publike të Tom Doshi prokuroria ka nisur hetimet kryesisht.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com