DURRËS - Një kamion që transportonte një mjet të tonazhit të rëndë është përplasur ditën e sotme me mbikalimin e Nishtullës në autostradën Tiranë - Durrës.
 
Për pasojë, mjeti i tonazhit të rëndë, ekskavator me zinxhirë është rrëzuar duke bllokuar pjesërisht rrugën pranë mbikalimit. Fatmirësisht, nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
 
Shkak i përplasjes së ekskavatorit ishte mosllogaritja e lartësisë së mbikalimit nga ana e shoferit të kamionit që transportonte mjetin e rëndë.
 
durres, ekskavatori

durres, ekskavatori

(Në foto: Ekskavatori i kthyer përmbys në autostradën Tiranë-Durrës,  Foto të tjera)

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)