Fotolajm/ Edhe liqeni i Ulzës
tashmë një destinacion turistik

Fotolajm/ Edhe liqeni i Ulzës<br />tashmë një destinacion turistik
Një prioritet të dukshëm në fushën e turizmit këtë sezon ka patur turizmi malor dhe ai natyror. Kur përmend turizmin natyror, kam parasysh turizmin në parqet dhe zonat e mbrojtura natyrore të Shqipërisë që tashmë janë kthyer në destinacione tepër të vizitueshme për natyrën e tyre të veçantë.
 
Përmend këtu Parkun Kombëtar të Divjakës, atë të Shebenik-Jablanicës, parku natyror i Valbonës, Thethit, por këtë verë vizitorë të shumtë nga vendi dhe Europa kanë vizituar edhe Parkun Natyror Rajonal të Ulzës.
 
Ky park, ka sjellë turistë të shumtë këtë sezon veror nga Gjermania, Franca, Polonia etj, që kanë preferuar të pushojnë me familjarët e tyre në brigjet e liqenit të Ulzës.

liqeni ulza
 
Njëkohësisht dhe familjarë të shumtë të zonës kthehen dhe bëjnë pushimet në shtëpitë dhe ambiente të ndryshme në zgjatimin e këtij liqeni.
 
Një efekt pozitiv në tërheqjen e turistëve në këtë zonë ka organizata natyraliste “Miqësia” në qytezën e Ulzës, si pjesë e rrjetit për Mbrojtjen e natyrës në bashkëpunim me aktorë të tjerë lokal, në kuadër të projektit SENiOR-a.

liqeni ulza

liqeni ulza

liqeni ulza
Foto të tjera


Marrë nga ATSH


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma

Ministri Hoxha: Protesta e opozitës e dhunshme, policia reagoi konfrom ligjit! 3 policë ende të Trauma