Moti nuk e ka favorizuar sot Kryeministrin Berisha për të mbajtur fjalimin e tij pas inaugurimit të rrugës Shijak-Gjepalaj.
Në podiumin e vendosur në mes të rrugës së sapo përuruar Berisha ka folur duke duruar erën e fortë e cila i ka prishur imazhin duke i ngritur flokët lart.
Era ka qenë bezdisëse siç duket edhe nga fotot duke detyruar Kryeminstrin t’i bjerë shkurt fjalës së tij.
Megjithatë ai premtoi se në mandatin e tretë do të punojë për një infrastrukturë moderne ku jetesa në fshat të jetë e njëjtë me atë në qytet.

(ad.ti/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com