Ka vijuar edhe sot protesta e grupimit që kundërshton ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar, duke shënuar pjesëmarrjen më të ulët dhe asnjë artist. Një dështim, i cili ka prodhuar vetëm fjalime nervoze të grupimit kundër teatrit.
Me sa duket, pas deklaratave të sotme të aktorit të madh, Bujar Asqeriu, i cili u shpreh se është pro ndërtimit të teatrit të ri, dhe regjisorit Altin Basha që deklaroi se protesta drejtohet nga PD, edhe qytetarët e fundit e kanë braktisur fare protestën e grupit që ngrihet kundër çdo projekti në Tiranë, siç bëri 2 vjet më parë me këndin e lodrave te Liqeni.
Për më shumë shikoni fotot më poshtë, të braktisur nga të gjithë, ku s’duken më shumë se 20 vetë.


(Foto nga protesta sot kundër Teatrit të Ri)
Komente





