Por me fitore e Kombëtares dhe me shefin e qeverisë tani në rrjetet sociale ka filluar të bëhet humor. Këtë gjë kryeministri Edi Rama e ka pranuar shumë qetë, ndërsa në një status në rrjetin social Tëitter shkruan: Ka lezet kur dinë të të tallin!
Një gol i mrekullueshëm i Bekim Balës i ka dhënë kombëtares sonë një nga fitoret më të mëdha të të gjitha kohërave.
Një nisje në mënyrën më të mirë të fazës eliminatore Euro 2016 me një fitore në një fushë tejet të vështirës si ajo e Portugalisë së Ronaldos, megjithëse mungoi në këtë ndeshje.
Ishte minuta e 52-të, kur pas një krosimi nga krahu i djathtë të Roshit, Bala do të koordinohej në mënyrë të përkryer e do ta dërgonte topin në rrjetën e portugezëve.
Pas kësaj fitoreje Shqipëria është me 3 pikë të plota në krye të grupit së bashku me Danimarkën, e cila mundi 2-1 Armeninë.
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)