Duket se fitorja e skuadrës së vendeve të Ballkanit kundër skuadrës së BE-së i ka kushtuar shtrenjtë ministrit serb i Energjitikës Aleksandar Antic, i cili ishte portier në këtë skuadër. Gjatë ndeshjes ai është aksidentuar duke thyer dorën.

Ndeshja është luajtur në Vjenë të Austrisë ku ka zhvilluar punimet samiti i Vjenës.

Politikanët e vendeve të ndryshme të botës kanë hequr “kostumet” duke zbritur në fushën e lojës.

Në skuadrën e Ballkanit ishin emra të njohur të politikës në rajon si Hashim Thaçi, Nikolla Gruevski etj.

Ndeshja mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së përfundoi me rezultatin  4 me 2. 

minsitri serb

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)