Në zonën malore të Zapodit, Bashkia Kukës, fletët e votimit janë transportuar drejt qendrave të votimit me mushka.

Në një foto të siguruar nga Report Tv, shihet se një mushkë është ngarkuar më materiale zgjedhore, në një terren të vështirë malor për të dërguar materialet zgjedhore në shkollën 9-vjeçare të fshatit Bele.

Në Shqipëri mbahen zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndërsa në qarqet e vendit sot u bë procesi i shpërndarjes së materialeve zgjedhore.