Fotolajm/ Florenc Hoxha i INUV dhe
Aliko i Lazaratit në protestën e PD

Fotolajm/ Florenc Hoxha i INUV dhe<br />Aliko i Lazaratit në protestën e PD
TIRANE - Siç ka ndodhur edhe herë të tjera në protestat e Partisë Demokratike, nuk kanë munguar zyrtarë të Bashkisë së Tiranës, apo edhe kryetarë të pushteteve lokale. Këtë radhë janë Kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor Florenc Hoxha në Bashkinë e Tiranës dhe kreu i komunës së Lazaratit Dasho Aliko që janë bërë pjesë e protestës.
 
Televizioni A1 Report sjell fotot e kreut të INUV dhe kreut të komunës Lazarat në protestën e opozitës në bulevardin qëndror të kryeqytetit. Hoxha dhe Aliko janë rreshtuar krah simpatizantëve dhe militantëve të PD në protestën e sotme të opozitës kundër politikave ekonomike dhe sociale të qeverisë.
 
Florenc Hoxha është bërë shpesh pjesë e konflikteve, ku më e fundit është ajo e 14 nëntorit të këtij viti, ku ai u plagos nga ish-truproja i tij, Indrit Deliaj. Ish-truproja plagos Florenc Hoxhën Indrit Deliaj në kërkim nga policia

Ndërsa nga ana tjetër Aliko ka qenë pjesë e protestës së opozitës kundër trafikut të drogës.

florenc hoxha

florenc hoxha
(Në foto: Florenc Hoxha, kreu i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Vendor)

dasho aliko me logo
aliko me logo
(Në foto: Dasho Aliko, kreu i komunës së Lazaratit, në protestë)


Redaksia Online
(e.c/a.ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?