UKRAINE - Prej një jave, në Ukrainë qindra qytetarë janë ngritur në protestë të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë.

Protestuesit të mbështetur edhe nga opozita kanë bllokuar rrugët e qytetit dhe janë përleshur me policinë. Nga ngjarjet e dhunshme mes forcave të policisë dhe protestuesve është plagosur edhe një fotoreporter që fotografonte përleshjet me policinë.

Fotoreporteri i guximshëm u plagosu në kokë nga trazirat, por ai nuk është dorëzuar.

Përkundrazi, ai vazhdoi punën e tij për të përmbushur misionin me kokën e gjakosur.


fotoreporter
(Fotoreporteri i plagosur nga përleshjet në Ukrainë)


(v.gj/shqiptarja.com)