Vendi ynë që prej fillimit të këtij muaji është përfshirë nga reshjet e shiut. Anira Gjoni nga Instituti i Gjeoshkencave e ftuar në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ në Report Tv tha se këto kushte atmosferike të paqëndrueshme do të vijojnë deri në fund të muajit.

“Edhe për këtë vit shkurt rezulton temperatura mbi mesataren shumëvjeçare. Reshjet do t’i kemi prezente gjatë kësaj jave. Për ditën e sotme dhe të nesërme do të kemi reshje mesatare deri në intensive në qarqet: Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrrës, Tiranë, Vlorë, Gjirokastët dhe Elbasan”, tha Gjoni.

Edhe pse të mërkurën do të kemi ndërprerje të reshjeve, Gjoni nënvizoi se e enjtja do të rikthejë shiun të gjithë territorin.

“Dita e mërkurë do të sjellë ndërprerjen e reshjeve dhe uljen e temperaturave. Përgjatë këtyre gjatë këtyre dy ditëve në lartësitë 600 m mbi nivelin e detit do të kemi reshje dëbore në Alpe dhe në lindje. E enjtja rikthen reshjet në të gjitha qarqet. Edhe java e fundit të reshjeve do të mbyllet kështu. Do të jetë muaji mars ai që do të sjellë ndërprerjen e reshjeve dhe rikthimin e diellit”, theksoi Gjoni.

Temperaturat makismale dhe minimale nesër parashikohen:

Në zonat bregdetare 9/10 gradë celcius;

Në zonat e ulëta 6/9 gradë celcius;

Në zonat malore -1/4 gradë celcius.

Ndërkohë të mërkurën në zonat malore temperaturat minimale do të shënojnë vlerën -5 gradë celcisus.

Sipas Gjonit kjo do të sjellë edhe prezencën e ngricave në rrugë, prandaj edhe drejtuesit e automjeteve duhet të kenë kujdes.