FOTOLAJM/ Gjashtë milionerët
anglezë 'orgji në Romën e lashtë'

FOTOLAJM/ Gjashtë milionerët<br />anglezë 'orgji në Romën e lashtë'
Gjashtë shtetas britanikë, përfshirë edhe drejtorin e një kompanie për mbrojtjen e mjedisit janë akuzuar për kryerjen e gjesteve të turpshme në ambiente publike në Romë, pasi janë filmuar teksa ‘lodronin’ lakuriq në një nga shatërvanet historike të qytetit, më konkretisht në shatërvanin Naiads.

Të gjashtë anglezët, 4 meshkuj dhe dy femra, rrezikojnë tani deri në 3 vite burg për aktin e turpshëm. Një dëshmitar e përshkroi situatën si ‘ekstremisht argëtuese’ dhe tha se të jepte përshtypjen e një ‘orgjie në Romën e lashtë’.
 
Sipas dëshmitarëve, turistët ishin në gjendje të dehur, ndërsa kishin festuar natën e tyre të fundit në Romë. Në grup bënte pjesë drejtori i firmës Ben Rosdale, 39-vjeç, që bashkëjeton në Angli me gruan e tij Emily 36, e pranishme gjithashtu në skandal, në një vilë me vlerë 410,000 paund.

Ata e kaluan fundjavën në një hotel që kushtonte rreth 200 euro nata. Sipas dëshmive, ata fillimisht nisën të bërtasin e të këndojnë të zhveshur, teksa luanin brenda në shatërvan.

Brenda pak minutash rreth tyre u mblodhën shumë njerëz që i fotografonin dhe filmonin. Pak më pas erdhi policia që i arrestoi dhe i dërgoi në komisariat.

Protagonistët e skandalit punonin për firmën e njohur ekologjiste EDP, me profesione të lakmuara si arkitekt e inxhinierë.

Vetëm pak kohë më parë, ministri i kulturës Dario Franceschini tha se Italia do të përpiqej të rriste kalibrin e vizitorëve të saj. Përpara një jave një grua austriake u arrestua, sepse gdhendi inicialet e saj në muret e Koloseut.
FOTO
rome
rome
 FOTO të tjera

Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani

GOLAT/ Juventusi pëson golin e parë në Serie A, Cagliari e barazon! Lazio përmbys Empolin, Roma del me pikë! Në fushë edhe Milani