SPANJË - Gjibraltari ndodhet në Jug të Spanjës dhe ka një sipërfaqe prej afro 6.5 kilometra katrorë.

Një pjesë të madhe të kësaj sipërfaqeje e zë aeroporti, pista e të cilit është e zgjatur deri në det.

Por, pista kryqëzohet me një rrugë shumëkalimëshe dhe sa herë që ndizen semaforët e kuq, makinat duhet të ndalojnë dhe kjo do të thotë, që po ulet ose ngrihet një avion.

Gjibraltari konsiderohet si një ndër 10 vendet që ka aeroportin më të rrezikshëm në botë dhe i pari në Europë, përsa i përket sigurisë.

(g.s/v.gj/shqiptarja.com)