TIRANË - Nga greva e transportit urban ato që janë më të goditurit sot janë qytetarët e kryeqytetit.

Ndërkohë që kjo gervë lulëzoi sot edhe shërbimin e transportit taksi të palicensuar.

Shumë makina pa targa të verdha kanë transportuar qytetarët në destinacionin e tyre në mungesë të urbanëve. 

Meqë tarifa e taksisë nis nga 300 lekë (minimalja) dhe kjo tarifë rritet më pas në varësi të destinacionit qytetarët janë bashkuar në grup 3-4 dhe në marrëveshje me shoferin kanë ndarë shpenzimin e përbashkët për në destinacionin e kërkuar.

Kjo me qëllim që secilit prej qytetarëve shuma që do të paguajë të mos jetë më e madhe se 100 lekë

pa autobuse, makina me logo
(Në foto: Qytetarë duke ndarë të njëjtin automjet, taksi të palicensuar)
 

Redaksia Online
(sg/a.ç/shqiptarja.com)