HIROSHIMA - Një foto e papublikuar më parë e resë së tymit në formë kërpudhe mbi Hiroshima, e bërë më 6 gusht të vitin 1945 pak minuta pas rënies së bombës atomike nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, u gjet në bibliotekën e shkollë fillore Honkawa në qytet.

Zbulimi i fotos bardhë e zi u bë nga Muzeu Memorial i Paqes në Hiroshima dhe mendohet se është shkrepur rreth 30 minuta pas shpërthimit atomik, të paktën 10 kilometra larg epiqendrës dhe tregon se si reja e dendur e tymit është përqendruar sipër qiellit të qytetit japonez që u shfaros nga faqja e dheut.

Fotoja tregon një re atomike që ngrihet lart në dy pjesë të dallueshme dhe u gjet në mesin e një koleksioni të objekteve dhe dokumenteve që lidhen me shpërthimin në shkollën fillore.

Ky është imazhi i parë dhe më i qartë i shpërthimit atomik të Hiroshimës, i fotografuar nga toka, pasi deri tani njihej vetëm një foto e shkrepur nga ajri nga ushtarët amerikanë.

Më 6 gusht 1945 bombarduesi B-29, i emëruar "Enola Gay" hodhi bombën atomike "Little Boy" (djali i vogël) mbi Hiroshimën, me pasojë shkatërrimin e qytetit.
Bomba atomike do të shkaktonte vdekjen e shumë personave (kryesisht civilë). Sipas disa shënimeve zyrtare, rezultojnë 140 000 të vdekur në Hiroshima (gjatë dhe pas impaktit të rrezatimit).

hiroshima, fotoja e pare e sulmit atomik
(Sulmi atomik mbi Hiroshima)

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)