Homologia serbe e ministres Eglantina Gjermeni, e ka pritur ministren shqiptare në zyrën e saj pa flamurin shqiptar.
Nga fotot e publikuara në faqen zyrtare të ministres serbe, por edhe nga zyra e shtypit të Gjermenit, duken në sfond vetëm flamunjtë e Bashkimit Evropian, dhe ai i Serbisë.
Kjo mungesë është qartazi shkelje protokolli, por pavarësisht kësaj, ministrja shqiptare e ka vijuar takimin.
Sipas njoftimit zyrtar, nё Beograd u zhvilluar takimi bilateral i Ministres sё Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni me Zёvendёskryeministren dhe Ministren e Ndёrtimit, Transportit dhe Infrastrukturës Zorana Mihajlovic.
I pranishёm nё kёtё takim ishte edhe Ambasadori ynё nё Beograd, Ilir Boçka. Gjatё takimit, u diskutua mbi mundёsitё e bashkёpunimit ndërmjet dy vendeve tona nё fushёn e planifikimit, integrimit dhe urbanizimit tё zonave informale dhe veçanёrisht krijimit tё sistemit elektronik tё lejeve tё ndёrtimit.
Ministrja Gjermeni, theksoi nё fjalёn e saj se, "Aspirata e pёrbashkёt e dy vendeve tona, pёr t’u anёtarёsuar nё Bashkimin Evropian i shёrben forcimit tё bashkёpunimit rajonal duke i sjellё mё afёr vendet tona nё ndërmarrjen e reformave strukturore dhe ligjore. Nё kёtё kuadёr, - u shpreh Ministrja Gjermeni
Bashkёpunimi ndёrmjet dy ministrive tona nё fushёn e planifikimit tё qёndrueshёm, eficiencёs sё energjisё, strehimit social, procesit tё legalizimit dhe urbanizimit tё ndёrtimeve informale do tё shёrbejё nё shkёmbimin e eksperiencёs dhe mbi tё gjitha, nё forcimin e marrёdhёnieve ndёrmjet dy vendeve.
Takimi ёshtё pjesё e axhendёs sё vizitёs zyrtare tё Ministres Gjermeni nё Beograd e cila do tё marrё pjesё si paneliste nё konferencёn rajonale qё zhvillohet nesёr datё 7 tetor me temё “Reforma nё dhёnien e lejeve tё ndёrtimit pёr njё rajon mё konkurrues

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com