KINË - Një 27-vjeçar ka tentuar të vetëvritet duke u vetëhedhur në një kafaz tigrash, por plani i tij ka dështuar pasi kafshët nuk kanë shfaqur interes për ta ngrënë.

27-vjeçari Yang Jinhai që është vetëhedhur në kafazin e tigrave sipas mediave kineze vuante nga depresioni dhe çrregullimet mendore ka bërë disa lëvizje për të nxitur tigrat.

Sipas raportimeve Tigrat e kanë kafshuar pas qafe dhe e kanë tërhequr zvarrë, por asnjë prej tyre nuk tregoi interes për ta ngrënë atë.

Stafi i kopshtit zoologjik u vu në lëvizje duke qetësuar tigrat në mënyrë që të shpëtonin të riun, i cili ka shpëtuar me rreth 16 plagë të lehta dhe aktualisht është duke u kuruar për depresionin.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com