Në mesnatë një ngjarje e pazakonshme ka ndodhur në Kumanovë pasi janë djegur në mënyrë të cuditshme rreth 11 makina. Policia menjëherë ka nisur hetimet duke indetifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar të ngjarjes, identiteti i te cilit nuk behet i ditur, i cili do t’i dorzohet organeve të drejtësisë.
Autoritetet ligjzbatuese pohojnë se personi në fjalë për një afat kohor prej 5 orësh ka arritur t’i verë flakën 11 veturave në 4 vende të ndryshme në Kumanovë.
“Personi i dyshuar është arrestuar. Disa vetura janë djegur tërësisht kurse disa pjesërisht. Policia po punon për zbardhjen e motiveve”, zëdhënësja e SPB-së në Kumanovë, Valentina Stojanovska, e cila konfirmoi se bëhet fjalë për gjithsej 11 vetura.

Personi i arrestuar është kapur në flagrancë ndërsa tentonte të digjte makinat, ndërsa ende nuk bëhet me dije indetiteti i tij. Banorët dhe pronarë të makinave shprehen të shqetësuar dhe thonë se nuk dinë se çfarë po ndodh saktësisht.
“U dëgjua një krismë, por menduam se naj derë e banesës, apo e kojshisë. E dëgjuam krismën e dytë, dhe pashë flakë të madhe. Dikush me qëllim po dëshiron ta trondite Kumanovën. Mundet kjo të jetë e ndërlidhur edhe me fitoren e Shqipërisë kundër Armenisë. Gjithçka është e mundshme. I ka dalë zëri tash Kumanovës për probleme”, ka deklaruar një banor i Kumanovës.

Ky rast ka ndodhur në kohën kur kumanovarët ende i kanë të freskëta kujtimet nga 9 dhe 10 maji i këtij viti, kur dy ditë me radhë në “Lagjen e Trimave” u zhvilluan luftime mes policisë dhe një grupi të armatosur shqiptar. Për këtë arsye ngjarja e mbrëmshme ka kthyer sërish te ta frikën se ka filluar një konflikt i ri.
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com