FOTOLAJM/ U tha se ishte larguar, Ilir Meta fotografohet në Tiranë

FOTOLAJM/ U tha se ishte larguar, Ilir Meta fotografohet në Tiranë

Ilir Meta në një lokal në Tiranë

Pas aksioneve të SPAK, ndërkohë që Sali Berisha po përballej me akuzat për korrupsion për aferën e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, qarkulloi lajmi se Ilir Meta është larguar nga Shqipëria. Por sot Meta është fotografuar duke pirë kafe në një nga lokalet në Tiranë. Fotot i ka dërguar pranë redaksisë së Shqiptarja.com një lexues.

Teksa Berisha nën masë sigurie detyrim paraqitje dhe ndalim të largimit jashtë Shqipërisë, i shpalli luftë "politike" drejtësisë dhe tashmë po tenton të mobilizojë Rithemelimin për ta mbrojtur, Ilir Meta u "zhduk". Të vetmin reagim në mbrojtje të Berishës Kreu i Partisë së Lirisë e bëri në ditët e para duke e quajtur masën e sigurisë ndaj Berishës dhe dhëndrit të tij urdhër politik të kryeministrit Rama për të intimiduar opozitën. Pas këtij reagimi Meta ra në "heshtje zie", madje nuk ka dalë as në deklatatat e përjavshme për median të cilat i ka të zakonshme. Heshtjen e Metës shumë e lidhën me një largim të tij nga Shqipëria. Por vetë kreu i PL nuk pati asnjë reagim për këto aludime, derisa është fotografuar sot në ambientet e një lokali në Tiranë.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 30/10/2023 10:29

    Thonë çka humbet mos u gjetën por ja tani që u gjetën, bukën thatë më s'do e hamë!

    Përgjigju
  • @ ame rika: 30/10/2023 03:58

    I.META si duket qe je larguar disa Dite ke ndjere sic tha " Myzeqari ne lufte shokut se C'fare ERE kishe Gjaku shokut i thote EREN e MUTIT Po une JAM PLAGOSUR ERE ! Dhe to ILIR FLORIRI SALIUT se mos na jeni " PLAGOSUR EREEE

    Përgjigju
  • @ ame rika: 30/10/2023 03:48

    I.Meta ! Miku mire ne dite kjameti ( NE dite te veshtire )

    Përgjigju
  • Hajdeee: 29/10/2023 14:40

    So ore qenka ne tirane uaaaa na i kishit ngrir gjakun , iku meta ku eshte meta uaaa uaaa uaaa..Prapa diellit vafte

    Përgjigju
  • Shefi rojeve: 29/10/2023 13:36

    Kamarjerja lokalit esht ajo?

    Përgjigju
  • Adrian: 29/10/2023 13:22

    Ee, shyqyr qe u gjet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë