Një grup imamësh janë bashkuar përpara memorialit të ngritur jashtë sallës së koncerteve në Bataklan. Të dielën në mëngjes ata janë falur dhe kanë kënduar himnin francez “La Marseillaise”.
Ndër imamët e mbledhur ishin Hassen Chalghoumi, imam në një xhami në periferi të Parisit, Hocine Drouiche, imam në juglindje të Nimes. Midis tyre ishte dhe shkrimtari hebre Marek Halter.

Bataklan ishtë vendi më i sulmuar të premten në mëngjes. Grupi amerikan “The Eagles Of Death Metal” po performonte kur atentatorët hapën zjarr dhe hodhën eksploziv ndaj pengjeve. Natën e të premtes u vranë të paktën 129 njerëz, ku 89 prej të cilëve humbën jetën në koncertin e mbajtur në Bataklan.
Presidenti francez shpalli tri ditë zie. Po ashtu një sërë evenimentesh janë mbajtur në nder të viktimave, duke përfshirë një meshë të gjatë të mbajtur të dielën ne Katedralen Notre Dame.
Të shtunën, pianisti gjerman Davide Martello luajti në piano përpara teatrit duke luajtur tingujt e këngës "Imagine" të John Lennons duke emocionuar jo vetëm të pranishmit e shumtë që ishin mbledhur rreth pianos.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com