TIRANE- Ish-themeluesi i PD Shenasi Rama profesor në Nju York University, SHBA ka gjetur një mënyrë ironike për të perifrazuar kthimin e Eduard Selamit te Berisha, me diçiturën “Kthimi i Deputetit të
Ardhshëm.!” Shenasi Rama publikon pikturën e Rembrantit "Kthimi i djalit plangprishës".
“Ai në hije është Shoku Ramiz, është ngjallur për k
ëtë rast. Por në rastin tonë titulli duhet me kenë, kthimi i djalit plangprishes tek baba hajn, cub e kriminel. Ajo që ndodh është se këta fryhen në Tiranë e kur ikin e kuptojnë se s’vlejnë as për të shitur makina.
Për të qënë dikush në katundin e madh Tiranë e për të mbushur xhepat, mbasi s’dinë të jetojne me nder e të integrohen si njerez në një shoqëri normale i ngjiten Saliut”, komenton Shenasi Rama në facebook.
Dy ditë më parë në një intervistë televizive për Opinion të gazetarit Blendi Fevziu, Eduard Selami i cili prej 15 vitesh jeton tanimë në Shtetet e Bashkuara deklaroi se ishte i gatshëm të rikthehej në radhët e Partisë Demokratike nëse do të kishte një ftesë për t’u përfshirë në garën elektorale.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Ardhshëm.!” Shenasi Rama publikon pikturën e Rembrantit "Kthimi i djalit plangprishës".
“Ai në hije është Shoku Ramiz, është ngjallur për k
ëtë rast. Por në rastin tonë titulli duhet me kenë, kthimi i djalit plangprishes tek baba hajn, cub e kriminel. Ajo që ndodh është se këta fryhen në Tiranë e kur ikin e kuptojnë se s’vlejnë as për të shitur makina. Për të qënë dikush në katundin e madh Tiranë e për të mbushur xhepat, mbasi s’dinë të jetojne me nder e të integrohen si njerez në një shoqëri normale i ngjiten Saliut”, komenton Shenasi Rama në facebook.