GREQI- Një ishull privat ka dalë në shitje në shtetin fqinj grek, dhe mund të bëhet pronë e gjithkujt që posedon apo ka për qëllim të shpenzojë 12 milionë paund.
Shitësit e kësaj mrekullie në Mesdhe kanë publikuar dhe fotot ku spikaten bukuria dhe veçantitë e këtij ishulli.
Për 12 milionë paund mund të kesh një ishull prej 5 hektarësh në gjirin e Evia që mban emrin “Trinity”. Ky ishull përfshin në territorin e tij dy plazhe, 350 pemë ulliri, pemë frutore, një shtëpi me katër dhoma gjumi, një bar, një kënd lojërash, një kishë personale, madje dhe një kullë të shekullit të 17-të.
Gjithashtu në çmim përfshihet një hapësirë e gjerë për “barbecue”, një shtëpi plazhi për dy persona dhe një mol për barkat.
Sipas mediave ndërkombëtare ky ishull është përzierje unike e natyrës së bukur mesdhetare me të gjitha komoditetet për të qenë “mbreti në ishullin tënd”.
Ishulli “Trinity” ndodhet përafërsisht një orë e gjysmë larg Athinës dhe mund të arrihet me anë të detit ose me helikopter.
FOTO TE TJERA

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com