Mesjeta evropiane karakterizohet nga ndërtimi i madh i kështjellave të cilat ishin një shembull i artit i ndërthurur me luftërat që zhvilloheshin atë kohë. Në të gjithë Evropën ato qëndrojnë aq stoike dhe në brendësi të tyre ato mbartin të dhëna të rëndësishme për historinë e kontinentit.
 
Kështjella Windsor në Angli është një kështjelle mesjetare dhe një rezidencë mbretërore. Kështjella origjinale është ndërtuar pas pushtimit Norman nga William Pushtuesi. Në të kanë banuar gjithsej 39 monarkë. Kështjella përfshin edhe një Kishë të shekullit të 15 e quajtur Shën Gjergji. Sipas historianit John Robinson ajo është një arritjet më të larta të anglezeve të stilit gotit. Shumë njerëz jetojnë dhe punojnë në Windsor, duke e bërë atë kështjellën më të madhe të banuar në botë. Sot Windsor është një nga pallatet e pakta mbretërore në funksion dhe përdoret për ceremoni të mëdha dhe për aktivitete shtetërore. Windsor, një monument kombëtar në Angli tregon historinë e mijërave vjet për mbretërinë e Anglisë, dhe vizitohet çdo vite nga mijëra turistë nga e gjithë bota

keshtjella windsor
 
Kalaja e Pragës në Çeki është një nga vendet më të rëndësishme dhe më të vizituara në gjithë qytetin; pa dyshim xhevahiri i kryeqytetit çek. Kalaja është një simbol i lashtë i tokave çeke dhe më së shumti ka mundësi të jetë zbukuruar rreth vitit 880 nga Princi Borivoj. Vetë Kalaja është si një qytezë e vogël, dhe sipas Librit Gines për Rekordet Botërore është kompleksi më i madh koherent i kalasë në botë. Ai mbulon një zonë prej 70,000 metër katror dhe është edhe sot në përdorim. Vetë kompleksi gjendet në majë të kodrës përgjatë bregut të majtë të lumit Vltava. Vetë kalaja mund të mos duket si kala tradicionale, sepse shtrihet më shumë horizontalisht se vertikalisht.

kalaja e Prages

Kështjella Hohensalzburg në Austri,  është një ndër kështjellat më të vjetra të Austrisë dhe tërë Evropës, e ndërtuar në shekullin e XI-të. Ajo gjendet në malin e Salzburgut, me gjatësi prej 250 metrave dhe gjerësi prej 150 metrave. Kështjella Hohensalzburg është njëkohësisht njëra ndër kështjellat më të mëdha mesjetare në kontinent.

Kështjella Hohensalzburg
 
Kështjella Neuchwanstein në Gjermani është ndërtuar në shekullin e 19-të në një kodër të Bavarisë, është njëra ndër më të njohurat në tërë botën, sidomos për turistët. Vlerësohet se rreth 1.5 milionë turistë nga tërë bota e vizitojnë këtë kështjellë qdo vit. Atë e ndërtoi Ludvigu i Dytë i Bavarisë.

Kështjella Neuchwanstein

Kështjella e Mont Sant Michel në Francë është e ndërtuar në një ishull të vogël në Normandi, një kilometër prej bregut, qëndron kjo kështjellë franceze, në një vend të mbrojtur nga UNESCO kur nuk banojnë as 50 vetë. Sidoqoftë, atë e vizitojnë mbi 3 milionë njerëz çdo vit, duke e bërë atë kështjellën më të famshme. E veçanta e saj janë baticat e forta në këtë zonë të cilat ndryshojnë vazhdimisht, duke shkaktuar kështu shkëputjen e ishullit nga rripi tokësor, që krijon një pamje mahnitëse.

Kështjella e Mont Sant Michel

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)